Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë ‘Tempulli’ ku disa persona kanë rënë në pranga.
Përmes një mesazhi, Balla thekson se “Tempulli” ka vijuar të vendosë para drejtësisë edhe tetë persona të tjerë gjatë natës së mbrëmshme, të cilët akuzohen për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë.
REAGIM I BALLËS:
🇦🇱 Policia e Shtetit ka shënuar një fundjavë me rezultate të kënaqshme në disa qarqe. Operacioni Kombëtar “Tempulli” ka vijuar të vendosë para drejtësisë edhe tetë persona të tjerë gjatë natës së mbrëmshme në Tiranë për shpërndarje lëndësh narkotike, një person në Durrës për armëmbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike. Janë ndaluar dy persona në kërkim në Korçë dhe Berat, tre persona në Gjirokastër për heqje të paligjshme të lirisë dhe një person i proceduar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë për mosdeklarim të një shume të konsiderueshme të hollash.