Rruga e Velipojes jashte çdo standarti

Wednesday, 15 August 2012 14:26 Politike
Print PDF

Plazhi i Velipojes edhe kete vere ishte destinacioni turistik i shume shqiptareve dhe te huajve, por pertej pritshmerive serish institucionet pergjegjese megjithe kronikat e shumta televizive, vijojne te lene ne meshire te fatit rrugen per ne kete zone, e cila le mjaft per te deshiruar. Edhe pse e rikonstruktuar vitet e fundit, ne shume segmente eshte demtuar shtresa e asfaltit dhe me kryesorja ne kete rruge mungon sinjalistika e plote horizontale dhe vertikale, duke e bere kete rruge destinacionin e aksidenteve te shpeshta gjate çdo vere. Aksidentet e ndodhura trishtojne te gjithe, por me shume te trishton fakti qe edhe pas ketyre aksidenteve te njepasnjeshme, askush nuk ka bere asgje per te shmangur aksidentet. Karroca me kafshe, pa asnje sinjalistike, behen shpesh burim aksidentesh dhe shkak per bllokim trafiku. Ato se bashku edhe me gjene e gjalle qe mbahet nga banoret e kesaj zone kalojne ne kete rruge orar pa orar dhe ne menyre te pakontrolluar, duke bllokuar trafikun e duke u bere shkaktare aksidentesh. Rruget dytesore te shume - premtuara e kerkuara edhe kete sezon veror u harruan nga njesite vendore dhe kerkesa e institucionit te prefektit ka gjetur zbatim vetem ne leter. Nje gjendje aspak e hijshme per nje zone si Velipoja  qe ka marre vemendjen kryesore te investimeve gjigande, e ku rruga i ngjan nje fshati te humbur. Tashme ka ardhur koha qe te gjitha institucionet te mendojne me se miri dhe me seriozitet per nje zgjidhje afatgjate ne kete rruge, pasi nese synohet per me shume turiste dhe mbi te gjitha per nje turizem elitar, me nje rruge te tille as qe mund ta mendosh.