Dita Boterore e Shendetit Mendor

Wednesday, 10 October 2012 13:52 Politike
Print PDF

10 tetori njihet si Dita Boterore e Shendetit Mendor, dite ne te cilen i kushtohet vemendje perpjekjeve te perbashketa qe bejne qeverite, sektoret joqeveritare dhe komunitetet per nje shendet me te mire mendor te popujve te tyre. Fatkeqesisht vitet e fundit problemet e shendetit mendor po shtohen ne menyre te ndjeshme, nderkohe, çrregullimet mendore dhe neuro-logjike figurojne mes shkaqeve kryesore te semundshmerise dhe paaftesise. Mjeku neuro – psikiater Gjon Preçi thote per tv1 channel se ne dite numerohen mbi 30 vizita, ndersa shifra tronditese nga janari e deri me sot flet per 4 mije paciente qe kane kerkuar ndihmen e mjekut ne rrethin e Shkodres. Edhe rastet e vetevrasjeve apo dhuna vjen si pasoje e ndikimit te nje sere faktoresh te jashtem. Numri i personave te trajtuar me semundje mendore eshte mbi 20 mije ne te gjithe vendin. Rreth 4% e pacienteve kronike ne kujdesin paresor shendetesor i takojne grupit te pacienteve me çrregullime te shendetit mendor. Sipas specialisteve, 1 ne 6 femije rezulton se ka propabilet te preket nga çrregullimet mendore.