Transporti publik ne Shkoder, qytetaret te kenaqur!

Saturday, 20 October 2012 14:30 Politike
Print PDF

4 linjat e reja te atobuzeve te transportit publik ne qytetin e shkodres jane vleresuar nga qytetaret si me te mirat qe ka pasur ndonjehre ky transport ne Shkoder. Qytetaret shprehen te kenaqur per sherbimin, infrastrukturen dhe çmimin e pandryshuar te udhetimit ne linjat e reja te atobuseve. Shkodranet japin vleresimin maksimal per investimin e Bashkise Shkoder per futjen e linjave te reja te autobuzeve ne dispozicion te qytetareve. Ata thone se transporti publik ne Shkoder eshte mjaft modern dhe me kushte mjaft te mra per te gjithe udhetaret duke bere nje krahasim me linjat e vjetra qe kane qene deri me tani. Bashke me 4 linjat e reja te transportit publik ne Shkoder jane instaluar ne pikat kryesore edhe vendndalesat me me zona te percaktuara nderkohe qe tarifa ka mbertur e njejte 30 leke te reja.