Velipoja ne prag te sezonit turistik

Thursday, 02 May 2013 13:19 Lajme
Print PDF

Ndonese komuna nuk e ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, jane vete qytetaret Shkodrane qe cdo vit me 1 maj i bejne hapjen sezonit turistik ndersa dynden ne plazhin e Velipojes. Por realiteti ne kete zone duket i zymte edhe kete sezon, pasi mbeturinat jane serish prezente. Jane kryer nderhyrje per pastrimin e reres vetem ne qender, aty ku eshte evidente dhe me pas ne periferi cdo gje eshte lene pas dore.

Pervec prezences se mbeturinave si ne Vilu ashtu edhe ne derdhje te Bunes, shqetesim mbetet edhe qendra e plazhit, ku akoma nuk kane perfunduar punimet. Situata kaotike sapo futesh ne qender eshte evidente dhe nuk dihet nese punimet do te perfundojne pa nisur fluksi i madh i pushuesve, qe te ndikuar nga temperaturat e larta nuk vonojne te dynden ne Velipoje.  Disa here edhe ministria e mjedisit ka apeluar per marrjen e masave ne pastrimin e vijes bregdetare, pasi imazhi qe percjell vendi yne tek turistet e huaj eshte i shemtuar dhe aspak turistik