“Te mbajme paster mjedisin”, fushate sensibilizuese ne Shkoder.

Tuesday, 18 May 2010 13:48
Print PDF

Per nje Shkoder me te paster, te gjelberuar dhe me mjedise bashkohore, ishte ky motivi qe nxiti mesuesit dhe femijet e klasave te dyta dhe te treta te shkolles I. Qemali te ndermerrnin nje fushate sensibilizuese ne lagjen “Qemal Stafa” te qytetit.

“Te mbajme paster mjedisin”, “Pa peme s’ka oksigjen”,Mjedisi eshte jeta” etj, ishin disa nga shkrimet e pankartave qe femijet mbanin ne duar, duke dhene nje mesazh per mbare opinionin e gjere.

Kjo nisem e ketyre femijeve eshte perkrahur edhe nga banoret e lagjes te cilet I kane drejtuar nje apel bashkise se shkodres qe te nderhyje edhe brenda mjediseve te pallateve per te ndryshuar situaten.

Mjedisi I perzgjedhur per kete apel ishte padyshim domethenes, ku gjelberimi mungonte teresisht dhe gropat me uje shoqeronin gjithe zonen. Nisma e ketyre femijeve vjen pas nje projekti te fituar per sensibilizimin e bere mbi mbajtjen paster te mjedisit.

Last Updated on Tuesday, 18 May 2010 13:54