Kronika


Gjendet arma e plagosjes ne " Ndoc Mazi"

Friday, 21 October 2011 11:25 Gazetari04
Print PDF

Është gjetur edhe arma e krimit me të cilët 35 vjeçari Edison Marku ka kryer edhe plagosjen e tre personave një natë më parë në lagjen Ndoc Mazi të Shkodres. Gjatë  tentatives së tij për të ndërtuar një alibi mbrojtëse 35 vjeçari ka fshehur armën e krimit automatic tip kallashnjikov në një pusetë në lagjen Tre Herojtë të Shkodres.

Mësohet se personi I cili është edhe I akuzuari kryesor për plagosjen e tre shtetasve, të ketë tëntuar të fshehej nga uniformat blu të cilat kanë reaguar në shpejtësi dhe e kanë arrestuar personin në fjalë në afërsi të  vendit ku edhe ka hedhur armën e krimit. Dokumentimi I plotë ligjor I ngjarjës është bërë falë edhe informacionit të marrë në rrugë operative dhe dëshmitarëve ocular të cilët kanë bërë edhe dëshmin në lidhje me personin në fjalë, I cili është afruar në këmbë në afërsi të lokalit ku tre të rinjët kanë qënë duke parë ndeshjet e futbollit, kur edhe janë plagosur në këmbë nga 35 vjeçari.

Mësohet se tre personat janë qelluar gabimisht nga Edison Marku pasi qellimi I tij ka qenë një përson tjetër me të cilin dyshohet se ka pasur edhe konflikte të më parshme. Edison Marku pritet të dal në gjyq pra togave të zeza ku edhe do I caktohet masa e siguritsë. Ai tashmë akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetrur në tentativë”,” mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “ moskallëzim të krimit”.

Last Updated on Friday, 21 October 2011 11:26
 

Konfliktohen me njeri - tjetrin, ne pranga 2 shtetas

Thursday, 20 October 2011 15:00 Lajme
Print PDF



Arrestohen ne flagrance nga policia e shkodres dy shtetas te cilet pas nje konflikti me njeri – tjetrin per « Kanosje serioze per vrasje » dhe « Mos kallezim te krimit ».

Pasi kane mberritur ne vendin e ngjarjes, blute e qytetit kane vene ne pranga shtetasit : Lulzim Arifi, 42 vjeç, banues në fshatin « Grudë e Re »,  Komuna Rrethina Shkodër,  për veprën penale të

« Kanosje serioze për vrasje », « Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake » si dhe « Prishje të rendit e qetësisë publike », si dhe Lazër Lisi, 45 vjeç, edhe ky i fundit banues po në fshatin « Grudë e Re », Komuna Rrethina Shkodër, për veprën penale

« Mos kallezim të krimit ». Arrestimi i ketyre dy shtetasve u bë pasi, si pasojë e një konflikti, për motive të dobëta mes dy të lartpërmendurve, shtetasi Lulzim Arifi,  ka qëlluar me armë zjarri, por pa i shkaktuar dëmtime shtetasit Lazër Lisi.

Ky i fundit mbi te cilin rendon akuza e mos kallezimit te krimit, nuk ka folur ne lidhje me ngjarjen e ndodhur, e cila mund te kishte qene edhe fatale per te.

Në lidhje me këtë ngjarje mes shtetasve Arifi dhe Lisi, policia e Shkodres ka kryer te gjitha veprimet e para hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve te lartpermendur ia ka kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 

Tre te plagosur ne lagjen " Ndoc Mazi" ne Shkoder

Thursday, 20 October 2011 11:19 Gazetari04
Print PDF

Tre persona mbeten të plagosur lehtë pasi personi i quajtur Elidon Marku ka qelluar me armë zjarri automatik në drejtim të tyre. Ngjarja e ka ndodhur rreth orës 22:00 të natës së mbrëmëshmë në lagjen Ndoc Mazi të qytetit të Shkodres në një nga klubet e lagjes.

Te plagosurit jane Fran Ndrecaj 20 vjec nga fshati Bardhaj, Nikolin Lekaj 18 vjec nga Shkodra, Mark Kroni 21 vjec nga fshati Shtoj i ri. Tre të rinjët kanë qenë duke parë ndeshjet e futbollit në klub, kur edhe janë plagosur. Nga të shtënat e armës janë dëmtuar edhe xhamat e lokalit. Mësohet se tre të rinjët kanë qenë personat e gabuar në vendin e gabuar pasi nuk kanë asnjë konflikt me asnjë përson.

Por dyshohet që konfliket e më parshme në këtë klub të personave tjerë që kanë frekuentuar  klubin dhe autorit të ngjarjeskanë cuar edhe në plagosjen e tre të rinjëve.

Tre të plagosurit ndodhën në Spitalin, Rajonal të Shkodres jashtë rrezikut për jetën pasi plagët e marra janë në këmbë. Në vend ngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilët në bazë të veprimeve të kryera hetimore por edhe në bazë të dëshmive të marra nga dëshmitar okular kanë cuar në identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj plagosje Elidon Marku.

Last Updated on Thursday, 20 October 2011 11:23
 

Sekuestrohen 24 kg marihuane, 2 vellezer ne pranga

Tuesday, 18 October 2011 15:31 Gazetari04
Print PDF

Si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat e anti-drogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Petrit Gjergj Frroku, vjeç 30
Aleks Gjergj Frroku, vjeç 23, të dy këta shtetas banues në fshatin Bonjet,  Gomsiqe Bashkia Vau Dejës Shkodër.


Arrestimi i tyre u bë, pasi në sajë të informacioneve të marra nga Seksioni Kundër Narkotikeve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe gjatë kontrollit të ushtruar ne banesën e shtetasve të lartpërmendur, po dje me datë 17.10.2011, gjatë orëve të pasdrekes, në fshatin Bonjet, pikërisht në një ambjent që përdorej  si stallë bagëtish, pranë banesës se tyre, u gjetën  dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale disa thasë plasmasi  të mbushura me bimë narkotike Mariuanë, në gjendje të tharë, me peshë gjithsej 24 kg.  Gjithashtu po në këtë ambient, ku ishte fshehur lënda narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një rrotë fitil  zjarrpërcjelles si dhe  6 kapsolla detonatore.

U kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet, në ngarkim të dy vëllezërve të arrestuar, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “ Mbajtje pa leje municionit luftarak”

Last Updated on Tuesday, 18 October 2011 15:33
 

M. Madhe, vetevritet 41 vjecarja

Tuesday, 18 October 2011 14:37 Lajme
Print PDF




Nje 41 vjecare nga Malesia e Madhe eshte gjendur e vetevarur ne banesen e saj ne rrethin e Malesise se Madhe, ku mesohet se viktima vuante nga skizofrenia.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Vukël, Komuna Këlmend, rrethi Malësi e Madhe, ku viktima Rudina Bracaj, 41 vjeç është gjetur nga familjarët e vetëvarur brënda në banesën e saj, me një kollare, në një shkallë druri.

Menjëherë në vendngjarje eshte dërguar grupi hetimore, ku nga veprimet e  kryera ne vendngjarje, ka rezultuar se nuk kishte asnjë shënjë dhune në trupin e viktimës dhe se shkaku i vetëvarjes së  shtetases Rudina Bracaj, bazuar edhe nga deklarimet e të afërmve, është skizofrenia, pasi 41 vjeçarja kohët e fundit vuante nga kjo sëmundje.

Në lidhje me këtë rast u kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe  materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Muajt e fundit po vihet re nje rritje e ndjeshme e numrit te vetevrasjeve, jo vetem nga mosha e mesme, por edhe te rinjte e adoleshentet.

Psikologet keshillojne trajtimin me kujdes te ketyre rasteve te cilat perforcojne njera – tjetren dhe rrisin frikshem shtimin e ketij fenomeni ne vendin tone. Pothuajse cdo dite ne vend raportohet nje vetevrasje, e cila vjen per nje sere faktoresh qe nga shkaqet ekonomike, konfliktet e castit e deri tek situata e renduar emocionale.

 

Tre persona bien ne pranga te policisë një shpallet në kërkim

Friday, 14 October 2011 17:12 Gazetari04
Print PDF

Tre persona bien në pranga të policisë ndërsa një tjetër shpellet në kërkim. Uniformat blu të Shkodrës në saje të informacioneve të marra kanë arrestur në flagrancë 63 vjeccarin Lulash Qepuri banues në fshatin Hot i Ri të Komunës Rrethina të Shkodres pasi gjatë kontrollit në lokalin e këtij të fundit  dhe në banesen të cilën ai pretendon se është e vëllait të tij ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësin e provës materjale armë zjarri, municione lutrake si dhe farë të bimes narkotike dhe konkretisht. Në banesen e tij u gjeten 1 armë zjarri automatik model 56, një revolver shtetësh, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, 111 kapsolla detonatorësh, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike canabis sattiva.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mbajtja të lëndeve narkotike narkotike ”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Sokol Mark Ripaj 24 vjeç, banues në fshatin “Aliaj”, Komuna Kastrat, të rrethit M.Madhe, Jetmir Ndue Vija 27 vjeç, banues në lagjen “Guerile” të qytetit Shkodër, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Kristjan Gjergj Lumaj 21 vjeç, banues në fshatin “Ivanaj”, Komuna Kastrat, M.Madhe.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të mbrëmjes se djeshme dt.13.10.2011, në fshatin “Bruçaj” të Komunes “Kastrat”, kanë vjedhur 3 bobina  të transformatorit elektrik të këtij fshati. U bë e mundur gjetja dhe u sekuestruan në cilësinë e  provave materiale, 3 bobinat e transformatorit elektrik, si dhe u bë bllokimi e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i mjetit tip Benz me targa MA 1303 B, në pronesi të shtetasit Kristjan Lumaj, mjet ky i cili ka shërbyer për transportimin e materialeve të vjedhura nga personat e lartpërmendur. Gjithashtu nga hetimet e bëra dhe pas verifikimeve, rezultoi se dhe mjeti në fjalë është i vjedhur dhe i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, që  me datë 27.09.2011.

Prokuroria e Rrethit Shkodër në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ka ngritur akuzat për veprat penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”.

Last Updated on Friday, 14 October 2011 17:14
 

Asnje pistë zyrtare per atentatin ndaj Mark Gjonit, shoqerohen 20 perona

Friday, 14 October 2011 17:08 Gazetari04
Print PDF

Nuk ka ende një pistë zyrtare për vrasjen me minë me telekomnadë të 60 vjeçarit Mark Gjoni, ngjarje e cila ndodhi ditej enjte në ora 6 :40 minuta në lagjen Vasil Shanto ose në vendin e quajtur tek Dollari ku edhe punonte si kambis. Nga ana e policisë së Shkodres është ngritur një grup i posaçem hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Mark Gjoni në momentin e shpërthimit të eksplozivit ka qënë duke bërë manvren e fundit më automjetin e tij për tu parkuar, ai është nxjerrë nga automjeti nga rojet e objekteve aty pranë, menjëhërë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodres dhe deri pak çaste para se ai të vdiste ka qenë në gjendje të kominkonte, dhe sipas informacioneve hetuesit kanë arritur të marrin informacion rreth të dyshuarve të mundëshem të cilet kanë kryer këtë ngjarje. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin e rreth 20 personave për të cilët nuk kemi të ngritur ndonjë akuzë rreth vrasjes së 60 vjeçarit, por që dyshohet se mund të kenë qënë në dijeni rreth vrasjes.

Duke mos patur ende asnjë pistë zyrtare rreth atentatit ndaj Mark Gjonit, mësohet se po punohet në disa drejtime, mundësinë e ndonjë konflikti që viktima mund të ketë pasur për çështje pronash, por nuk përjashtohet edhe trafikimi i këtyre lëndëve plasësë të cilat sipas shumë burimeve dyshohet se trafikohen nga vëndi fqinj i Malit të Zi dhe sipas të burimeve dyshohet se 60 vjeçari të ketë qënë pikë kontakti dhe në bazë të hetimeve ka rrezikuar zbulimin e përsonave të vërtetë.

Nga ana e të afërmve dhe personave të cilët kanë punuar me 60 vjeçarin ky i fundit ditët e fundit ka shfaqur shenja nervozizmi dhe depresioni, duke deklaruar se nuk ndjehej mirë nga shëndeti. Por falë koshiencës së tij deri pak çaste para vdekjes çka edhe ka krijuar mundësinë e hetuesve për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të çuar drejtë autorëve të atentatit.

Last Updated on Friday, 14 October 2011 17:11
 

Lezhë, konflikt me armë në gjykatë 1 i vdekut 3 të plagosur

Friday, 14 October 2011 17:03 Gazetari04
Print PDF

Një sherr mes dy familjeve për pronat ka degraduar deri në vrasjen e një personi dhe plagosjen e 4 personave në Lezhë, mes tyre dhe nje kalimtar i rastesishem ne vengjarje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para godinës së Gjykatës së Lezhës ku familjet kishin shkuar për të zgjidhur çështjen e pronave por që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve.

Konflikti nisi që brenda sallës së gjyqit pa nisur mire gjyqi, ku anëtarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe janë përleshur dhe fizikisht. Më pas sapo kanë shkelur jashtë godinës së gjykatës, pranë dyrve të gjykatës janë dëgjuar të shtëna armësh, ku si pasojë ka mbetur i vrarë në vend, Endri Pepaj, ndërsa janë plagosur 4 persona, 3 prej tyre tepër rëndë për jetën. Sokol Sejdia,Arben Marku,Alban Deda dhe Mark Ndreca ku i fundit kalimtare i rastesishem jane emrat e personave qe konfirmohen te plagosur nga ky shkembim zjarri. 2 plagosurit Marku dhe Deda ndodhen jashte rrezikut per jeten ndersa ndodhen ende ne rrezik per jeten Sejdia dhe Ndreca dy te plagosurit te tjere,te cilet jane transportuar per ne spitalin ushtarak te Tiranes.

Nuk dihet ende fakti sesi kane mundur te deportojne te armatosur brenda ambjenteve te gjykates personat e perfshire ne konflikt, ndersa forca te shumta policie jane perqendruar ne spitalin e lezhes, aty edhe ku ndodhen familjaret e paleve te perfshira ne perplasjen me arme. Mbetet ende e pasqaruar menyra e nisjes se ketij konflikti brenda dyerve te gjykates, ndersa vemendja eshte perqendruar tek mungesa e masave te kontrollit ne kete institucion.

Ndërkaq në qytetin e Lezhës kane nisur kerkimet per personat e tjere te perfshire ne ngjarje nderkohe qe atje kane mberitur edhe forcat e nderhyrjes se shpejte nga shkodra qe kane marre ne ruajtje spitalin e qytetit, ku ndodhet te plagosurit. Masat jane marre per te evituar nje pershkallezim te ngjarjes se rende e cila ka nisur per shkak te nje konflikti te vjeter pronesie te pazgjidhur ende nga gjykata.

Last Updated on Friday, 14 October 2011 17:08
 

Atentat mafioz ne Shkoder, mine me telekomande ndaj 60 vjecarit Mark Gjoni

Thursday, 13 October 2011 12:09 Gazetari04
Print PDF

Vdes si pasoj e plagëve të marra nga shpërthimi I një mine të telekomandë kambisti 60 vjeçar Mark Gjoni nga Shkodra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6 e 30 minuta të mëngjesit të ditës së sotme në qëndër të qytetit të Shkodres në vendin e quajtur “ Dollari” që shërben edhe si vend , kur edhe ka shpërthyer automjeti tip Benz Presidencial pronë e viktimës. Sipas dëshmitarëeve në vend ngjarje, 60 vjeçari çdo ditë ka mbërritur në të njëjtën orë në vendin e punës së tij, dhe gjatë manovres për të parkuar automjetin ka shpërthyer edhe mina e cila dyshohet të ketë qënë e telekomanduar.

Me të dëgjuar shpërthimin roje të objekteve aty për rreth janë drejtuar drejtë automjetit duke bërë të mundur edhe nxjerrjen e 60 vjeçarit nga kabina e makines e cila ishte totalisht e përfshtirë nga flaket. Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu të Shkodres të cilët të asistuar edhe nga ekspert të krimeve të rënda nga drejtoria e përgjithëshme e policisë po hetojnë me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.

Kjo është vrasja e dytë me telekomandë në rrethin e Shkodrës me 18 qershor të 2009 në aksin rrugor Shkoder-Koplik në vendin e quajtur Ura e Rrjollit është vrarë me min telekomandë biznesmeni dhe kryetari I PDK-së për Malsinë e Madhe Aleks Keka, ndërsa në mars të 2010 në banesen e avokatit Gjon Lepuri dhe konkretisht në ballkonin e kësaj është hedhur një sasi tritoli, për fatë të mirë nuk pati të lënduar edhe pse gjithë familjarët ishin në shtëpi.

Nga policia e Shkodrës po hetohen të gjitha pistat e mundëshme rreth kësaj vrasje, ku deri në këto moment përjashtohet mundësia e ndonjë hasmërie të mundëshme mes viktimës me persona të tjerë.

Last Updated on Thursday, 13 October 2011 12:19
 


Page 29 of 68