Kush jemi

Informacion

Cilesia e edicioneve tona te lajmeve eshte nder me te lartat ne vend. Prioritet eshte ruajtja e standarteve te larta profesionale teksa teleshikuesi njihet me te gjitha zhvillimet me te fundit ne qarkun e Shkodres por edhe Lezhes.

Ky departament ka luajtur rolin kryesor ne rritjen e madhe te imazhit te televizionit. Nepermjet ndjekjes ne vijimesi dhe nga te gjitha kendveshtrimet te te gjithe problemeve kryesore eshte krijuar respekt per lajmet tona. Ekipet televizive jane kudo per te sjelle problematiken njerezore.

Madje jane zbuluar “scoop“ qe i kane dhene dimensionin te jashtezakonshem edicioneve. Ne po zgjerojme gazetarine investigative; tematiken; kronikat nga rrethet; si dhe temat ekonomike.

Gazetaret vec ndjekjes se lajmeve pergatisin nje sere emisionesh duke e shnderruar ate ne nje ekip shume produktiv. Tv1-Channel tashme mund te transmetoje live nga cdo skaj i veriut te Shqiperise.

Programacion

Televizioni TVI1-CHANNEL vjen i riformatuar në një koncept të ri tek teleshikuesi si perfaqesues i denjë dhe konkurues i medias elektronike shqiptare.

Kjo konsiston në dhënien e informacionit të shpeshtë e të shpejtë permes edicionit te lajmeve nga oret e para te mengjesit deri pas mesnate.

Informacioni i Televizionit TV1-CHANNEL shkon tek teleshikuesi permes kronikave sociale, politike ,ekonomike e kulturore realizuar me profesionalizem nga gazetaret e informacionit. Programacioni i Televizionit TV1-CHANNEL ka tendencë të theksuar shoqërore. Dhe jo vetëm me rutinën e të bërit lajm të parë problemin shqetësues të shoqerisë, por ata janë personazhe reale të emisioneve konkrete .

Marketingu

Departamenti I Marketingut, eshte pjesa me e rendesishme e Televizionit.

Kjo sepse, duke reklamuar aktivitetin tuaj ne programacionin e shumellojshem, te paanshem dhe me audience maksimale, TV1-CHANNEL , ne i sherbejme ne menyre optimale, ecurise pozitive te biznesit apo aktivitetit tuaj.

Stafi, I kualifikuar dhe me pervoje I Departamentit te Marketingut, ka per detyre dhe kujdeset, qe bashkepunimi me biznesin apo aktivitetin tuaj, te jete I ndersjellte, efikas dhe afatgjate.

Motoja jone eshte: Spoti juaj tek ne: Ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe cilesine e duhur.

Teknika

Kryefjala jonë: Teknologjia më e fundit.

TV1-CHANNEL transmeton në sinjal video  Full HD. Audio përpunohet në aparatura profesionale, duke filluar që nga kronikat më të thjeshta e deri tek siglat e ndryshme, bazat muzikore si dhe gjithçka që i përket zërit.

Kualiteti i sinjalit niset që nga xhirimet në terren. Kamerat që përdoren janë të gjitha formati DV CAM dhe janë prodhime të kompanisë prestigjioze SONY.

Aktualisht operojmë me dy regji të lëvizëshme.

E para e kompletuar me kamera që mbulojmë trasmetime të ndryshme ( lidhje të ndryshme direkte nga vendi i ngjarjes, spektakle, evenimente sportive etj.)

Regjia tjetër e lëvizshme është e kompletuar me 8 kamera dixhitale qe punojne serish ne FULL HD. Me këtë në mbulojmë çdo trasmetim televiziv nga spektaklet e mëdha e deri në evelimentet sportive ndërkombetare duke qenë në parametrat teknike të lejuara për këto trasmetime. Sistemi është komplet digital.

Grafika

Departamenti i Grafikës është pjesë e rëndësishme e strukturës së përgjithshme të Televizionit TV1-CHANNEL .

Secili prej pjestarëve të Departamentit ka eksperiencë të gjerë profesionale të parametrave bashkëkohore.

Në këtë Departament ideohen dhe realizohen të gjitha punimet grafike për nevojat e transmetimit të Televizionit TV1-CHANNEL me programe 2D & 3D, programe editimi dhe postproduksioni.

Departamenti i Grafikës realizon të gjithë faqosjen grafike të Televizionit duke filluar nga logo grafike e deri tek emisioni më i thjeshtë.

Si dhe departamenti i menaxhimit të websitit në WordPress.

Më konkretisht bëhet fjalë për siglat e emisioneve, spotet anonçuese, autoreklama të Televizionit TV1-CHANNEL , ndërtimin dhe zhvillimin e website të internetit, reklama publicitare, skenografi televizive virtuale.