Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetFushate dhurimi fondesh për rrugën e Dukagjinit

Fushate dhurimi fondesh për rrugën e Dukagjinit

-

Rruga Prekal – Theth, 76 km e gjate, e braktisur prej afro 30 vitesh nga strukturat shteterore dhe ku kane humbur jeten nga aksidentet mbi 52 persona, rikthehet ne qender te vëmendjes nga komuniteti i Dukagjinit, për tu asfaltuar. Ne takimin e organizuar për ketë qellim, ku moren pjes edhe drejtues te bashkise Shkoder, janë ftuar donatore te ndryshem qe te dhurojne fonde për ketë rruge, e cila pershkon nje nder zonat me te bukura te Shqiperise dhe me shume burime te larmishme për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor:
Ftoni ka ofruar 20 mije EURO nderkohe qe edhe 1 milion leke janë premtuar nga deputeti Paulin Sterkaj, u tha ne takimin qe u zhvillua me ketë rast. Synohet qe te sigurohet keshtu 20 % perqind e fondit me qellim qe pjesa tjeter te financohet nga buxheti i shtetit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Komuniteti i Dukagjinit arrine ne 20 mije vete, dhe pavaresisht se nje pjese e tyre janë edhe ne emigracion, u behet thirrje qe asnjeri te mos mbetet pa kontribuar. Gjate këtij takimi nuk munguan as debatet lidhur me fatin e fondeve nder vite për ketë rruge, me te cilat janë bere abuzime. Për ketë u ngrit edhe nje komision, i cili ne menyre te dokumentuar dhe transparente do te administroje fondet qe dhurohen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts