Aksidentë I rëndë në Shkodër-Koplik

0
980

Një automjet tip Renalut me targë AA 658 MK, që drejtohej nga 22 vjecari me inicialet Z. O ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe për pasojë është përplasur me murin e avullisë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vëndin e quajtur Shtoj I Ri. Nga sa mësohet 22 vjecari ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Koplikut dhe pasagjer me të ka qenë edhe vëllai I tij 16 vjecar I cili ka pësuar plagë të rënda dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Ndërsa drejtuesi I mjetit është jashtë rrezikut për jetën. Nga ane policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vend ngjarje ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit dhe humbja e kontrollit ndaj tij, pasi dyshohet se një person ka qenë duke kaluar rrugën, dhe me qëllim shmangien e përplasjes me këmbësorin drejtuesi I mjetit ka tentuar devijimi e për pasojë ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke u përpalsur me murin e avullisë së një banese aty afër. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe autoambulancën, të cilët edhe kanë transportuar të plagosurit në spitalin e shkodrës. Sipas mjekëve gjëndja shëndetësore e 16 vjecarit është e rëndë.