Saturday, December 14, 2024
HomeSportJa si mund te kualifikohet kombetarja ?!

Ja si mund te kualifikohet kombetarja ?!

-

Kombëtarja shqiptare e futbollit perballet sot ne oren 21:00 me Rumanine ne nje ndeshje mjaft te veshtire qe percakton fatin perfundimtar te europianit. Kuqezinjte mund të kalojnë në turin tjetër të Euro 2016 vetëm si një prej 4 të tretave më të mira në 6 grupet. Për ta bërë një gjë të tillë, asaj i duhet jo vetëm të fitojë ndaj Rumanisë, por edhe fati qe i mungoi ne dy ndeshjet e para sot te jete me ta. Ne kete menyre, djemte e DeBiazit kualifikohen nëse fitojne me një gol diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:
Rusia dhe Anglia fitojnë me 3 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë. Gjermania fiton me 4 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut.Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me 1 gol diferencë.Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë.
Nëse kuqezinjte fitojne me dy gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm: Rusia dhe Anglia fitojnë me 2 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë.Gjermania fiton me 3 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut.Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 2 gola diferencë.Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencëNëse fiton me tre gola diferencë gje qe duket mjaft e veshtire, per kombetaren tone shanset jane me te medha.Rusia dhe Anglia duhet fitojnë me 1 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë.Gjermania fiton me 2 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut.Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 3 gola diferencë.Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me jo më shumë se 2 gola diferencë, Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 2 apo më shumë gola diferencë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts