Friday, April 19, 2024
HomeSportNje mjeshter italian teston xhudistet

Nje mjeshter italian teston xhudistet

-

Akademia “Albania Judo Kodokan” qe drejtohet nga mjeshtri Anton Shkoza vijon te jete ne vemendjen e xhudisteve me te medhenj te botes. Kampione bote nga Japonia, Anglia, Franca, rekordmenja absolute Majlinda Kelmendi, Anton Cena dhe mjeshtri i xhudos dhe i arteve marciale italiane Angjelo Bosketi po i qendrojne prane ketij ekipi. Ky i fundit, vjen cdo vit per te testuar xhudistet e kesaj akademia dhe i’u shperndan atyre qe e meritojne certifikatat qe jane te njohura ne te gjithe boten.
Per presidentin e kesaj akademie, Anton Shkoza ky eshte nje moment i vecante pasi te rinjte testojne dijenite e tyre dhe aftesite qe kane marre gjate gjithe vitit.
Sinkron… Anton Shkoza…president i “Albania Judo Kodokan
Ndersa mjeshtri italian vlereson nivelin e xhudisteve dhe vecanarisht kontributin qe jep Anton Shkoza per keta femije.
Albania Judo Kodokan eshte nje akademi e njohur ne te gjithe boten dhe e licensuar nga mjeshtrit me te medhenj te xhudos. Se fundmi prane ketij ekipi po sterviten edhe pjestare te forcave te armatosura te shqiperise dhe policise se shtetit duke perfeksionuar aftesite e tyre. E cuditshme pasi kjo akademi terheq vemendjen e te gjitha federatave me te njohura ne bote ndersa vete bashkia e Vau – Dejesit qe krenohet me keta kampion, nuk i jep asnje mbeshtetje. Premtimet kane qene te medha por ato i ka marre era dhe gjithcka i mbetet ne dore Anton Shkozes qe pavaresisht se fati i ka rezervuar qe te mos jete me 100% te aftesive te tij, ai po jep shume me shume se te tjeret per sportin por edhe per qytetin e Vau – Dejesit, Shkodres dhe gjithe veriut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts