Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetBiometriket për fëmijë deri me 1 korrik

Biometriket për fëmijë deri me 1 korrik

-

Rinovimi i pasaportave biometrike për fëmijë ka obliguar qendrën e aplikimit përkatës pranë Bashkisë Shkodër qe te shtoje personel dhe mjete, për te iu përgjigjur fluksit ne rritje qe do te pasohet me ardhjen e emigranteve për pushimet verore . Nga 3 operatore, janë shtuar edhe dy te tjerë e gjithashtu edhe një tjetër zyre. Gjithashtu është instaluar baze materiale shtese qe ne rastet e rritjes se kërkesave tej parashikimit, te mund te punohet me 7 operatore. Ky riorganizim është diktuar nga fakti pasi deri me datën 1 korrik është afati i pasaportave për fëmije, qe janë lëshuar ne vitin 2010. Pas kësaj date ato qe kane qene për periudhën 10 vjeçare, nuk mund te përdorën me. Është pranuar nga Ministria e Punëve te Brendshme dy vite me pare se ishte bere gabim ne vitin 2010 qe pasaportat për fëmijët 0 -16 vjeç janë dhëne për një afat 10-vjeçar, pasi kjo moshe mund te aplikoje vetëm për një afat pesëvjeçar. Për ketë u vendos qe brenda vitit 2015 te gjithë prindërit qe kishin bere pasaporta 10 vjeçare për fëmijët, te paraqiteshin pranë qendrave te aplikimit për te bere pasaporta me afat 5 vjeçar. Por nisur nga veshtiresite e emigranteve, u ky afat u shty deri me datën 1 korrik te këtij viti. Ndonëse nuk ka një statistike te sakte por nga një përllogaritje ne raport me numrin ne shkalle kombëtare te pasaportave biometrike ne qarkullim, ne Bashkinë Shkodër janë afro 2000 prind qe duhet ti rinovojnë pasaportat për fëmijët. Dokumentacioni qe kërkohet dhe procedurat e aplikimit nuk kane ndryshuar, ndërsa paisja me pasaportën biometrike kushton 7500 leke te reja.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts