Muajt e verës ulin numrin e dhuruesve të gjakut, ndërkohë nevojat që paraqiten janë më të larta, kjo ndikuar nga aksidentet rrugore. Situata bëhet më e ndjeshme veçanërisht për fëmijët talasemikë dhe nën moton për t’i dhuruar jetë atyre, në poliklinikën e qytetit u zhvillua një sesion dhurimi gjaku. Sasia e reduktuar në bankën e gjakut të spitalit rajonal gjatë këtyre muajve, synohet të zbutet me këto dhurime të qytetarëve, por edhe drejtuesve të shendetit publik. Ishte vetë drejtori Ylber Zama me një pjesë të stafit që ju bashkua i pari nismës së eko mendje dhe kryqit të kuq.
Dhurimi i gjakut mbetet i domosdoshëm përballe rasteve që paraqiten jo vetëm për fëmijet talasemikë, apo ata që trajtohen me dializë, por edhe për aksidentet e shumta dhe traumat që gjatë stinës së verës rriten ndjeshëm. Apeli ndaj çdo qytetari është që të bëhet pjesë e dhurimit, duke shpëtuar një jetë. Në Shkoder gjatë një viti numërohen 350 deri në 400 dhurime.