Uellsi dhe Anglia kane pronotuar nje vend ne 16 më të mirat ë Euro 2016. Ne ndeshjet e fundit, Grupi B nuk dhuroi surpriza të mëdha edhe pse Uellsi i rrëmbeu vendin e parë Anglisë që u ndal në një barazim pa gola në sfidën kundër Sllovakisë. Teksa pritej nje sukses I “tre Luaneve” surprizen e bene Uellsianet te cilet shkaterruan 3-0 Rusine. Ekipi i Hodgson nuk arriti të çante murin sllovak duke marrë vetëm një pikë nga 90 minutëshi i fundit në grup ku renditen përfundimisht në vendin e 2 me 5 pikë, 1 më pak se Uellsi, ndërsa Sllovakia ka shanse te medha te kaloje për në fazën tjetër si një nga 4 skuadrat e treta. Në “Saint Ettiene” Anglia zbriti me pak modifikime në formacion dhe ishte Vardi ai që dha sinjalin e parë, ndërsa Lallana nuk arriti të zhbllokonte rezultatin disa minuta më vonë.Sllovakia e krijoi rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 55 por Vladimir Vais u ndal nga Hart. Anglia e rriti volumin e lojës sulmuese pasi në të 66-ën Dele Alli nuk arriti të pasonte një top në qëndër të zonës së rreptësisë. Një barazim që për Anglinë vlen kualifikimin por jo vendin e parë ku ngjitet Uellsi që shkatërroi 3-0 Rusinë. Ekipi ishullor kaloi në avantazh që në minutën e 11 kur Ramsej në linjën e mbrojtjes ruse mori një top të artë.Festa e Uellsit vazhdoi edhe 9 minuta më pas kur Neil Tajlor shumë pranë vijës fatale e shtyu topin në rrjetë.Rusia u konfirmua si një nga skuadrat më të dobëta të europianit pasi në minutën e 67 pësoi edhe golin e tretë që erdhi nga këmbët e Gareth Bale.Në këtë mënyrë, grupi B nuk dhuroi asnjë asist për Shqipërinë që duhet të presë me shume ankth rezultatet e Gjermanise, Italise, Belgjikes dhe Turqise.