Shtyhet serish gjyqi ndaj Hiles e Qatipit

0
606

Mungesa e prokurorit të çeshtjes Xhevahir Lika u bë shkak që seanca e rrallës gjyqësore ndaj dy të rinjve, Eraldo Qatipit dhe Xhoana Hilës të akuzuar për vjedhje me pasojë vdekjen e 82 vjeçares Angje Hila të shtyhet sërish. Trupi gjykues i kryesuar nga Luveda Dardha është njohur me njoftimin e prokurorit, i cili ka bërë me dije se për arsye të karakterit të përgjithshëm dhe kompleks të hetimeve që po kryen rreth ngjarjes, nuk mund të paraqitet në këtë seancë të rrallës. Përballë këtij fakti, togat e zeza u detyruan që ta shtynin gjykimin e çeshtjes në 6 korrik. Deri më tani seancat gjyqësore në ngarkim të dy të rinjve kanë qënë komplekse, ku përveç provave të paraqitura nga organi i akuzës të cilat kanë qënë dokumenta shkresore dhe pamje filmike e tabulate komunikimi, janë marrë në pyetje dhe 6 dëshmitarë që kanë dijeni mbi ngjarjen, mes tyre punonjës të spitalit rajonal të Shkodres që kanë kçyrur trupin e viktimës gjatë akt – ekspertizës. Pyetja e dëshmitarëve pritet të japë një ndihmesë të madhe për çeshtjen, prandaj një pjesë e tyre do të rithirren edhe në gjyqin e radhës për plotësim dëshmie. Deri më tani Hila dhe Qatipi i kanë mohuar akuzat në drejtim të tyre, duke fajësuar njeri – tjetrin për ngjarjen e ndodhur 1 vit më parë në lagjen Gjuhadol ku humbi jetën 82 vjeçarja Angje Hila, gjyshja e të akuzuarës Xhoana Hila.