Friday, March 29, 2024
HomeAktualitet“Dita e Bjeshkes” ne bukurite e Alpeve

“Dita e Bjeshkes” ne bukurite e Alpeve

-

50 vjetori i shpalljes park kombëtar, i mblodhi sëbashku si në kohët e shkuara banorët e Thethit dhe mysafirët që ju bashkuan “Ditës së Bjeshkës”. Është kjo një traditë e hershme që banorët i drejtoheshin bukurive dhe freskise së këtyre alpeve për të kaluar ditët e nxehta të verës. Mes kostumeve popullore, tingujve të çiftelisë dhe traditave të hërshme, ju urua mirëseardhja të pranishëmve në këtë festë që ka për qëllim promovimin e vlerave natyrore, klimaterike, turistike dhe kulturore të zonës.

Natyra është treguar e pakursyer me bukuritë që i ka dhënë Thethit, por kryebashkiakja e Shkodres është e vetëdijshme se zona kërkon më shumë promovim dhe investime. Të parat hapa që do të ndërmerren janë hapja e zyrës turistike, lidhja e kontratës së pastrimit dhe më pas rruga që mbetet e domosdoshme.

Pika më e fortë për këto zona është ajo e nisur një vit më parë nga ministria e mjedisit dhe agjensia e zonave të mbrojtura dhe që sot ndodhet në këshill të ministrave. Bashkimi nga Vermoshi deri në Valbonë në një park të vetëm, atë kombëtar të Alpeve me një sipërfaqe prej 85 mijë ha.

70 km larg Shkodres, në njësinë administrative të Shalës, parku kombëtar i Thethit është një magji më vete në zemer të alpeve, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna dhe bllokut të Jerzercës. Atë çfarë ka dhuruar natyra, mbetet vetëm që njerëzit ta ruajnë dhe mos e dëmtojnë, pasi përmes saj turizmi mund të përkufizohet pa frikë si ringjallja ekonomike, kulturore e historike e një zone me tradita të hershme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts