Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaMuriqan, arrestohen 2 Greke

Muriqan, arrestohen 2 Greke

-

Dy shtetas grekë nga Selaniku u vunë në pranga nga policia kufitare me akuzën e kontrabandës së mallrave drejt Malit të Zi. Të arrestuar janë Paskalis Papadopovlos 28 vjeç dhe Vasileios Kumaris 32 vjeç, të dy banues në Selanik. Uniformat blu bëjnë me dije se “Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrollit të ushtruar në dalje të Republikës së Shqipërisë me automjetin tip “Ford Fiesta”, me targa ZXO 3358, me drejtues 28 vjeçarin Paskalis Papadopovlos janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 534 copë bizhu të ndryshme, 36 ikona të madhësive të ndryshme, 1 orë dore. Këto mallra rezultojnë të pa deklaruara në organet doganore, të cilat po i transportonin drejt shtetit fqinj te Malit te Zi”. Arrestimi i tyre u bë në Stacionin e Policisë Kufitare dhe Migracionit Muriqan, ndersa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale, “Kontrabanda me mallra të tjera”. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se po hetohet lidhur me vendin e origjinës së këtyre ikonave e bizhuve dhe si kanë përfunduar në duart e dy grekëve. Dyshimet lidhen më së shumti me ikonat, nëse kemi të bëjmë me trafikim të tyre siç është përfolur për një fenomen të tillë gjatë viteve të fundit. Pritet që marrja në pyetje e tyre do të zbardhe edhe ndonjë skemë të funksionimit të shitjes së ikonave me vlerë në Shqipëri, skandal për të cilin hetimet janë të hapura prej disa muajsh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts