Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetIndustria e perpunimit me e zhvilluara ne Ballkan

Industria e perpunimit me e zhvilluara ne Ballkan

-

Industria e përpunimit në Shqipëri është më e zhvilluara në Ballkan, por kjo industri nuk duhet të jetë e varur nga importi siç ka ndodhur deri më tani. Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti teksa vizitoi fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë. Sipas Panaritit duhet që të forcojmë kapacitetin peshkues në ujërat e vendit tonë dhe për këtë duhet ndërtimi i një flote dinjitoze peshkimi në një kohë shumë të shpejtë.

Përfaqesuesit e kësaj industrie shprehen se peshku është problem dhe mundesi. Sipas tyre ngritja e flotes së peshkimit
do të rriste jo vetëm të ardhurat e kompanive në fjale dhe te shtetit por edhe punesimin.

Fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë përpunon dhe eksporton sasi të konsiderueshme peshku në vende të ndryshme të botës, ndërsa ky biznes ka të punësuar mbi 600 persona kryesisht gra dhe vajza.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts