Monday, August 15, 2022
HomeSportPa asnje “fitore” ne gjysmefinale

Pa asnje “fitore” ne gjysmefinale

-

Nese mund te flitet per fat ne kete kampionat europian atehere mendja te shkon direkt tek Portugalia. Skuadra Luzitane pa fituar asnje ndeshje ne kete kompeticion e sheh veten ne gjysmefinale. Mund te duket e cuditshme por keshtu eshte e verteta. Ronaldo me shoke nuk kane arritur asnjehere te fitojne ne 90 minutat e rregullta te lojes ndersa nga grupi dolen me 3 barazime ne 3 ndeshje te luajtura. Edhe ne cerekfinale ndaj Polonise ndodhi I njejti skenar dhe portugezet u kualifikuan fale 11 metershave ku u treguan me te sakte. Ne takimin qe u luajt ne Lion, Levandovski coi ne delir polaket pasi I’u nevojiten vetem 90 sekonda loje per te derguar topin ne rrjete. Portugalia e pësoi dhe psikologjikisht golin me polakët që ishin superior, jo vetëm në aksione por dhe në mbulim e Ronaldos, I cili edhe ne kete ndeshje beri shume pak. Në mungesë të yllit te Realit te Madridit, vështirësitë e luzitanëve i zgjidhi blerja më e re e Bayernit, 18 vjecari, Renato Sanches që me një goditje të fortë në hyrje të zonës mposhti Fabianskin. Në pjesën e dytë Ronaldo u përpoq të bëhej protagonist por pa sukses ndersa polaket rrezikuan jo pak permes kundersulmeve. Ne minutat ne vazhdim edhe Polonia duket se u kenaq me nje barazim ndersa portugezet ishin mesuar tashme me kete stil loje. Edhe shtesa nuk prodhoi gola dhe fituesi duhet te shpallej permes goditjes se penalltive. Lojtari me I mire I polakeve ne kete edicioni, Kuba Blazikovski gaboi perballe portierit portugez duke I dhënë mundësinë Quarezmës që të ishte sërish lojtari vendimtar, me Portugalinë që u bë gjysmëfinalistja e parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts