Friday, March 29, 2024
HomeSportMrekullia Uells ne gjysmefinale

Mrekullia Uells ne gjysmefinale

-

Jo vetem Islanda por edhe Uellsi deshmuan se tashme nuk ka skuadra te vogla ne futboll. Uellsianet e kryesuar nga Gareth Bale munden 3-1 Belgjikën e talenteve të mëdha ne cerekfinale. Belgjika e nisi me fort ndeshjen ku qe në minutën e 13 falë një silure të Naingolan nga distanca kaloi ne avantazh. 1-0 për Belget dhe takimi dukej se do te ishte teresisht I tyri por rezultoi e kunderta. Kur mendohej se uellsianet do te tronditeshin psikologjikisht, ata moren frenat e lojës duke u hedhur me ngulm në kërkim të barazimit. Pas disa tentativave, qendermbrojtesi Uilliams u gjend I lire ne zone duke e derguar topin ne rrjete. Gjithcka rinis nga e para por me Uellsin që bënte lojën. Në të dytën jane serish ata ku protagonist behen yjet Bejl dhe Ramsej, ky I fundit kroson ne qender per Robson Kanu I cili shmang nderhyrjen e tre kundershtareve godet dhe shenon golin e avantazhit. Belgjika në disavantazh u hodh në kërkim të golit por pa sukses, në të 81 belgët protestuan për një 11 metërsh me gjyqtarin Skomina që vazhdoi lojën, por pamjet tregojnë në fakt se Naingolan është shkelur brenda zonës. Me belgët të hedhur në kërkim të barazimit goditjen fatale ua dha Vokes, fantastik në nje goditje me kokë pas krosimit të Gynter në shtyllën e parë. 3-1 dhe festa është e tëra për Uellsin, nuk ka më kohë për Belgjikën, janë dragonjtë ata që shkojnë në gjysmëfinale ku do të përballen me Portugalinë. Edhe nje here tjeter, ne kete kampionat europian fitoi pasioni dhe grinta ndersa u munden yjet qindra milione eurosh te Belgjikes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts