Friday, April 19, 2024
HomeAktualitet“Zgjedhja e presidentit nga populli”

“Zgjedhja e presidentit nga populli”

-

Ish kreu i shtetit Alfred Moisiu mbështet nismën e një grupi deputetësh për zgjedhjen e presidentit të Republikës nga populli. Qëndrimin e tij për ndryshim të formulës Moisiu e mbështet në disa argumenta, ku më kryesori është ai i dhënies fund të modelit të deritanishëm që politika e ka kthyer këtë në një pazar politik. Me këtë formulë nuk zgjedhim një kryetar shteti, por një nënpunës në presidencë shton ai.

“Bazike”, kështu e përkufizon reformën në drejtësi ish presidenti Moisiu që nuk heziton të shprehë zhgënjimin që klasa politike nuk po arrin të gjejë dakortësinë. Korrupsioni na ka kapluar, prandaj kjo reformë lidhet me të ardhmen e vendit.

Pas reformës në drejtësi, ish kreu i shtetit sheh domosdoshmëri edhe rishikimin e kodit zgjedhor.

Deklaratat Alfred Moisiu i bëri nga Shkodra ku mori pjesë në një takim rajonal për rrugën integruese të Shqipërisë në familjen europiane.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts