Tuesday, December 3, 2024
HomeAktualitetAksidentohet per vdekje i moshuari

Aksidentohet per vdekje i moshuari

-

Një person gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodres. Ka qënë ora 10.35 minuta kur në lagjen “Liria”, në afërsi të një karburanti pranë urës së vjetër të Bunës, automjeti “Benz” me targa AA 597 KR me drejtues shtetasin Marjo Progni, 22 vjeç, banues në Shkodër, ka përplasur me pasojë vdekje një shtetas që po udhëtonte me biçikletë, rreth të 60-ave, të cilit akoma nuk i dihen gjeneralitetet. Pamjet e siguruara nga kamerat e karburantit tregojne edhe ngjarjen e ndodhur në këtë zonë, ku shihet i moshuari i cili ka qënë duke lëvizur në anë të rrugës me bicikletë kur në një moment tenton të kalojë në anën tjetër duke i ndërprerë automjetit rrugën i cili pavarësisht se tenton të frenojë nuk arrin të evitojë përplasjen e të moshuarit. 22- vjecari është ndaluar menjëherë për ti ardhur në ndihmë të moshuarit por përplasja ka qënë fatale për të, duke bërë që të ndërrojë jetë në vend nga plagët e marra, pa mundur të dërgohet në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë si dhe grupi hetimor duke nisur hetimet për këtë aksident që dyshohet se ka ardhur si pasoje e pakujdesisë, pikërisht nga prerja e rrugës nga i moshuari. Efektivët e policisë kanë shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit në komisariat për veprime të mëtejshme deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën shtetasi në fjalë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts