Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetNga Shkodra me 5 nentor shpallen te lume

Nga Shkodra me 5 nentor shpallen te lume

-

Ati i Shenjtë Papa Françesku i ka bërë një dhuratë të veçantë Shqipërisë, duke dekretuar 5 Nëntorin si datë të lumturimit të 38 martirëve të fesë, pikërisht 2 muaj pas ceremonisë së shpalljes shenjt të Nënë Terezes që do të mbahet këtë shtator në Vatikan. Por edhe më i veçantë bëhet ky moment për kombin shqiptar, pasi vendi i përzgjedhur për shpalljen e tyre të lumë do të bëhet nga Shkodra, qyteti i cili më së shumti vuajti persekucionin e egër të regjimit komunist, e që i dha pjesën më të madhe të martirëve kësaj toke. Lajmin e dha vetë kreu i konferencës ipeshkvnore imzot Angelo Massafra nga sheshi i katedrales së ‘Shën Shtjefnit”, ku do të mbahet kjo ceremoni, ndërsa mesha do të kremtohet nga kardinali Angelo Amato, prefekt për çeshtjen e shenjtërve.

Procesi i lumturimit të martirëve nisi me 10 Nëntor të vitit 2002 dhe dosja voluminoze u studiua nga ekspertët e kongregatës së Vatikanitm proçes që zgjati plot 14 vite. Ata arritën në përfundimin se një pjesë e këtyre martirëve kishin kaluar tortura nga më ç’njerëzoret, por për asnjë çast se mohuan besimin e tyre. Dhënia e lajmit u bë në përmbyllje të konkursit ku u zgjodh edhe hymni i cili do të shoqërojë këtë ceremoni, sëbashku me punimin në pikturë kushtuar martirëve, nën mesazhin “Prandaj, Hyji na lartësoi”. Fitues u shpall teksti i shkrimtarit të njohur Alfred Çapliku me kompozim të maestro Zef Çoba.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts