Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaArrestohen dy persona ne Velipoje

Arrestohen dy persona ne Velipoje

-

Dy shtetas ranë në prangat e policisë së Shkodres me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë sportive, kultivimit të bimëvë narkotike si dhe prodhimit e shitjes së tyre. Të arrestuar janë shtetasit me inicialet M.M, 59 vjeç dhe K.M, 21 vjeç, të dy banues në Velipojë, Shkodër. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, në pronën e këtyre shtetasve në fshatin Ças, Velipojë u gjet një parcelë në të cilën ishin të mbjella 750 rrënjë bimë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Gjithashtu gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e tyre nga ana e policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë gjahu “çifte”, pa leje dhe një qese me 6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të lartpermendura.
Ndërkohë në Lezhë specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve shpallen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. F. 38 vjeç, banues në Shëngjin. Ai dyshohet se në oborrin e banesës së shtetasit N.D. ka hedhur një granate dore ku ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Dosja ju referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts