Thursday, March 28, 2024
HomeKulturëMbyllet festivali i kenges per femije

Mbyllet festivali i kenges per femije

-

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike penguan zhvillimin e natës finale të festivalit kombëtar të fëmijëve në Shkoder. Reshjet intensive të shiut bënë që fëmijët të mos ngjiten në skenën e hapur të ndërtuar në shatërvanin e qytetit, e për pasojë organizatorët spostuan vetëm ceremoninë e ndarjes së çmimeve në hollin e bashkisë. Ndonëse jashtë çdo kushti teknik, kjo nuk i pengoi fëmijët që në festën e tyre më të rëndësishme të vitit të gëzonin këtë moment. Ka qënë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi që dorëzoi çmimin e parë që këtë vit shkoi për vajzën nga Kosova Jona Zeneli me këngën Inspektori Visho me tekst orkestrim dhe kompozim të Naim Krasniqit.

Nuk shkoi siç ishte parashikuar kjo mbrëmje, por megjithatë drejtori i festivalit Kujtim Alija vlerëson punën e bërë nga i gjithë stafi dhe përgëzon fëmijet që si artistë të medhenj dijnë t’i përshtaten situatave.

20 këngë erdhen këtë vit në edicionin e 54-të të këngës për fëmijë, nga interpretuesit e vegjel prej të gjitha trojeve shqipfolëse.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts