Thursday, March 28, 2024
HomeSportNje ish lojtar I S.Moskes tek Vllaznia

Nje ish lojtar I S.Moskes tek Vllaznia

-

Per shkak se afrimi I lojtareve te superliges mbetet nje mission teper I veshtire per Vllaznine, drejtuesit e klubit I kane hapur dyert lojtareve te huaj. Pas portierit maqedonas dhe mesfushorit kroat, dy futbolliste te tjere kane ardhur ne prove. Ne repartin e sulmit eshte Aleksander Rakic I cili ka marre miratimin e trajnerit Cungu per tu testuar per disa dite me radhe. 29 vjecari me nje karriere ne ligat inferiore te europes por edhe ne Vietnam e Tailande ka preferuar Vllaznine per te synuar nje tjeter aventure por se sa do tia arrije mbetet per tu pare. Nga kontakti me menaxheret e huaj, tek kuqeblute nuk eshte krijuar vetem nje ambjent me lojtare nga ballkani por tashme edhe nga Rusia e larget. Dimitry Kajumov eshte bashkuar me ekipin ne prag te ndeshjes miqesore me Decicin. 23 vjecari u konsiderua si e ardhmja e futbollit Rus pasi eshte nje produkt I akademise se klubit te madh Spartakut te Moskes. Ne vitin 2011 ai beri debutimin e pare ne superligen Ruse ku shenoi nje gol. Karriera per mesfushorin e krahut nuk vijoi me aq buje sa e nisi pasi u huazua ne kategorine e dyte e nga viti 2013 ka luajtur tek ekipi I dyte I Spartakut. Lojtari ne fjale rezulton te kete luajtur edhe disa ndeshje me 21 vjecaret e rusise. Ndeshja me Decicin pritet te jete vendimtare per te dy futbollistet por edhe per 4 lojtaret e tjere qe testohen prej ditesh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts