Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaKrim ne familje, gruaja vret burrin

Krim ne familje, gruaja vret burrin

-

Një ngjarje e rëndë tronditi në orët e para të mëngjesit fshatin Barbullush në bashkinë Vau Dejës, ku krimi në familje i mori jetën një 45 vjeçari ndërsa ai po flinte. Mirela Buzalli 35 vjeçe qëlloi me sëpatë në kokë bashkëshortin Shkëlzen Buzalli, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi i rëndë dyshohet të ketë ardhur për motive xhelozie dhe sipas policisë në banesë në momentin e krimit ndodheshin edhe 3 fëmijët e çiftit Buzalli, të cilën po flinin në dhomën e tyre të gjumit. Nga hetimet e para 35 vjeçarja ka dalë nga banesa duke marrë në oborrin e shtëpisë sëpatën, e më pas i është drejtuar menjëherë dhomës bashkëshortore duke e goditur 45 vjeçarin në kokë, ç’ka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit ajo ka hedhur nga dritarja e dhomës sëpatën dhe pak orë më vonë, i është drejtuar komisariatit të policisë Vau Dejës, ku edhe ëshët vetëdorëzuar duke rrëfyer të gjithë ngjarjen. Të tronditur nga rasti në fjalë, banorët e zones dhe të afërm te çiftit tregojnë se ata nuk njiheshin si problematik.

Dyshohet se ky krim ishte i paramenduar nga 35-vjeçarja, pasi sipas grupit hetimor gjendja psikologjike e autores ka qënë mjaft e renduar dhe marrja e dëshmisë ka zgjatur disa orë. Ajo ka rrëfyer përpara oficerëve të policisë gjyqësore se kohët e fundit mes saj dhe bashkëshortit ka patur zënka dhe kjo ka qënë edhe shkaku i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë. Çifti Buzalli ka tre fëmiijë 2 djem dhe 1 vajzë, ku më i madhi prej tyre është vetëm 14-vjeç.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts