Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetRritje e fluksit te kalimeve ne Muriqan

Rritje e fluksit te kalimeve ne Muriqan

-

Rritja e fluksit te hyrje- daljeve ne piken kufitare doganore te Muriqanit 24 oret e fundit, ka bere qe te aplikohet kontrolli me procedure te përshpejtuar si nga pala shqiptare ashtu dhe malazeze. Kjo ka ndikuar qe autoveturat te mos qendrojne ne radhe me shume se 20 minuta edhe ne rastet kur fluksi ne rritje eshte i njehershem nga dy anet e kufirit. Sipas te dhenave te peraferta ne ketë pike, qe nga dita e premte dhe deri oret e drekes te dites se diele kane qarkulluar mbi 20 mije shtetas ku rreth 12 mije kane hyre ne Shqiperi dhe afro 8 mije kane dale për ne drejtim te Ulqinit. Gjithashtu janë përpunuar afro 5500 mjete, nga te cilat rreth 3000 kane hyre dhe 2500 dale nga Shqiperia. Ne te dy rastet, si sa i perket numrit te njerëzve ashtu dhe automjeteve, hyrjet ne Shqiperi nepermjet kesaj pike janë me te shumta se ne dalje. Qytetaret e ndryshem, qe intervistuam, shprehen se ka përpjekje pozitive për lehtësimin e procedurave te kalimit, nderkohe qe tregojne edhe për vonesa ne doganat e shteteve te tjera:

Filmimet e kryera ne territorin doganor qe kontrollohet nga policia e Malit te Zi, tregojne për radhe me te gjata te automjeteve ne pritje për te hyre ne Shqiperi, ne krahasim me radhet për dalje. Sipas zyrtareve te kontrollit doganor, ndikim ne rritjet te fluksit për ne hyrje ka shtimi i numrit te emigranteve qe vine për pushime prane familjeve te tyre ne Shqiperi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts