Thursday, March 28, 2024
HomeKronika"Pult2016" asgjesohen 9285 bime Cannabis Sattiva

“Pult2016” asgjesohen 9285 bime Cannabis Sattiva

-

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është zhvilluar operacioni policor i koduar “PULT 2016”.

Në zbatim të planit të veprimit për parandalimin dhe asgjesmin e siperfaqeve ku dyshohet se është kultivuar bimë narkotike Cannabis – Sattiva dhe konkretisht :

Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative Shërbimet e Kom. Shkodër dhe ato të Ndërhyrejbsë Shpejtë për një periudhë dy ditore kanë ushtruar kontroll në zonën e Pultit të Shkodrës.

Ku nga kontrolli i ushtruar në këtë zonë shumë të vështirë malore, u arrit që:

Në datat 28 dhe 29.07.2016 të asgjesohen në 75 parcela 9285 bimë te dyshuara Cannabis – Sattiva, pa arritur që të kapen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, autorët që kanë kultivuar këto bimë, kanë ndryshuar “modus operandi” duke mbjelle në zona shumë të zgjeruara “mini parcela” për të ulur mundësitë dhe krijuar vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të terrenit.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet hetimore dhe proçeduriale përkatëse për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Në vijim nga Shërbimet e DVP Shkodër do të vijojë me intensitet të lartë puna hetimore dhe operacionale në terren me qëllim:

Zbulimin e sipërfaqeve ku janë kultivuar bimë narkotike si dhe për identifikimin dhe venien para përgjegjsisë penale të autorëve, nxitësve dhe organizatorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts