Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetRruget ne erresire, Bashkia heshte !

Rruget ne erresire, Bashkia heshte !

-

Pa dashur te justifikojme aspak papergjegjshmerine e shume drejtuesve te automjeteve qe i shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si te mos ekzistonin fare, nuk mund te mos theksojme se edhe infrastruktura si pjese e sistemit te qarkullimit ka shume mangësi. Kjo ndikon dukshem ne favorizimin e aksidenteve, qofte te përplasjes se automjeteve me njera tjetren ashtu dhe ndaj kalimtareve te rastit. Ne rastin konkret, megjithese sistemi i ndriçimit eshte i instaluar ne dy anet e rruges ne dalje te qytetit te Shkodres, nga ish fabrika e duhan cigareve dhe ne vazhdim ne drejtim te Postrribes, gjate nates llampat ishin te fikura ! Siç tregojne edhe pamjet e filmuara rreth ores 23.00 ne aksidentin qe ndodhi ne aferesi te Ures se Bardhajve, asnjë llampe nuk ishte e ndezur, ndonëse e gjithe infstrastruktura e ndriçimit eshte instaluar para disa muajsh ! Perse atehere nuk funksionon ky sistem kur ai eshte për te ndriçuar dhe orientuar si drejtuesit e mjeteve ashtu dhe kalimtaret? Siguria ne rruget kryesore naten, ku sa vjen dhe rendohet trafiku i automjeteve, eshte e lidhur ngusht me ndriçimin e rrugeve. Po kërkohet me te madhe dhe me te drejte qe, edhe ne ato rruge ku mungon ky sistem, te instalohet sa me pare. Mirpo, çudia me e madhe ne ketë drejtim ne Shkoder ka te beje me faktin se ne pjesen me te madhe te rrugeve ekziston infrastruktura e ndriçimit, por nuk vihet ne funksionim gjate nates ! Dhe kjo si ne qytet, ashtu dhe ne rruget kryesore qe lidhen me zonat e ndryshme ! Nga kronikat e televizioneve ne Shkoder disa here eshte shprehur ky shqetësim, duke theksuar rrezikun për aksidente ne rruget e zhytura ne erresire, por Bashkia Shkoder ka bere veshin e shurdher, ndonëse ka pergjegjesine për te nderhyre menjehere për normalizimin e gjendjes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts