Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetVendoset kushtet e sigurise tek "kthesa e vdekjes"

Vendoset kushtet e sigurise tek “kthesa e vdekjes”

-

U desh qe të shënohen viktima e 5 që të tentohet rritja e parametrave të sigurisë në segmentin rrugor që lidh qëndren e plazhit të Velipojës me zonën e hidrovorit në Vilun.

Rruga e cila është ndërtuar 10 vite më parë nuk është përfunduar plotësisht, pasi në vendin që ajo përfundon është një kthesë 90 gradëshe. Sinjalistika në këtë segment ka munguar thuajse plotësisht. Në gjithë këtë segment të asfaltuar nuk ka një tabelë që shenon sa është shpejtësia e lejuar e ndërsa vetëm 50 metra pa mbërritur te kthesa e vdekjes, tashmë janë vendosur tabelat sinjalizuese të kthesës dhe të ndalim qarkullimit, por edhe tabelat drejtuese. Rruga është tepër e rrezikshme cka u vertetua edhe me humbjen e jetës së 5 të rinjëve vetëm në harkun kohor të 3 muajve në po të njëjtin vënd. Policia e Shkodrës përmes njoftimit zyrtarë ka sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik ku humben jetën 4 të rinjë 2 shqiptar dhe 2 italian. Ku sipas policisë shpejtësia e madhe, mungesa e sinjalistikës dhe e ndricimit rrugor janë shkaqët kryesore. E ndërsa pavarësisht tabelave sinjalizuese dhe vendosjes së një muri me rërë dhe goma automjtësh sërish kjo rrugë mbetet e rrezikshme për jetën e cdo kalimtari.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts