Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetPastertia “nje fjale e huaj” për Bunen !

Pastertia “nje fjale e huaj” për Bunen !

-

U rindërtua 4 vite me pare stacioni i përpunimit te ujërave te zeza ne hyrje te qytetit te Shkodrës. Ne pamjen e jashtme duke gjithçka normale por, sa i përket kapacitetit te funksionimit, mund te konsiderohet një projekt i papërfunduar ! Ujërat nga kolektori derdhen ne lumin Buna me rrjedhje te lire……. Nuk ka siguri për përpunimin paraprak te tyre dhe, për pasoje, as për mënjanimin e ndotjes qe i behet Bunës ! Ndërsa kolektori i shkarkimit te ujërave qe lidhet me Drinin, pranë Urës se Bahçallekut, nuk shkarkonte as edhe një pike ujë ! Është e paqarte mënyra e funksionimit te këtij kolektori nga stacioni i përpunimit te ujërave te zeza, por ajo qe dihet është se ky kolektor nuk punon, nëse nuk është ne pune stacioni. Ne ketë zone piktoreske natyrore ndeshesh me shume kolektorë te vjetër dhe te rinj, me tombina, ura dhe objekte te tjera, ne funksion te përpunimit te ujërave te zeza me qellim qe te parandalohet ndotja e Bunës, por ne te vërtetë hapësira ujore e lumit Buna është ngado e ndotur ! Bashkia Shkodër, shume organizma shtetërorë mjedisore dhe një numër i konsiderueshem shoqatash te kësaj natyre, ne konferenca, seminare e takime te ndryshme, përbetohen se e kane prioritet kujdesin për mbajtjen pastër te ujërave dhe ekosistemit te Bunës, por ne realitet është një situate krejt tjetër dhe fjala pastërti ne gjithë ketë zone i ngjanë një fjale te huaj !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts