Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitet2 javet e aksionit kunder informalitetit

2 javet e aksionit kunder informalitetit

-

Gushti shënoi nisjen e një tjetër aksioni për tatimorët, kryesisht me fokus bizneset sezonale në zonat turistike që po monitorohen rreth lëshimit të kuponit tatimor. Por drejtues të tatimeve e quajnë thjesht punë të përditshme të tatimoreve, që në këto dy javë shënoi një dyfishim të lëshimit të kuponit. E përkthyer në shifra nga 10 milion që priteshin në të njëjtën periudhë një vit më parë, në 20 milion për këtë vit.
Qëllimi i kontrolleve, nuk ka patur në thelb penalizmin e subjekteve, por ndërgjegjësimin e tyre. Askush nuk mund të bindet duke i vënë një gjobë që s’do të jetë i aftë ta paguajë thotë numri dy i tatimeve.

Në bazë të statistikave të deritanishme, nga data 1 deri në 15 gusht, tatimet kanë kryer gjithsej 6000 kontrolle, ndërkohë që numri i subjekteve te gjobitura është 90. Shkeljet më të shpeshta qe janë konstatuar lidhen me mbajtjen në punë të punonjësve të pasiguruar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts