Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetPulle postare per Nene Terezen

Pulle postare per Nene Terezen

-

Në prag të eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të figurës së besimtares shqiptare. Prej datës 2 shtator do të hidhen në treg 150 mijë pulla postare dedikuar Shenjtores së ardhshme Nënë Tereza. Vlera e pullës do të jetë 0.95 cent. Realizimi i kësaj pulle është bërë nga artisti italian Patrizio Daniele. Nën mbishkrimin Nënë Tereza Shenjtore, besimtarja shqiptare shfaqet në dy momente; me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe. Larg në sfond duket katedralja St. Paul e Kalkutës në Indi. Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terezës. Më shtator të vitit 2003 është emetuar pulla postare dedikuar nisjes së procesit të Lumturimit të Nënë Terezës me vlerë 0.41 cent. Me heret eshtë bërë publike edhe logoja zyrtare e eventit të shenjtërimit. Tema e zgjedhur nga Vatikani, eshte “Përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit”. Me 3 shtator ne koncertin e “himnit te Nene Terezes” do te marrin pjese edhe shumë artistë të njohur botëror si dhe shqiptar. Ne mesin e solistëve të njohur ndërkombëtarisht, do të përformojnë edhe dy artiste shqiptare, Rita Ora dhe Inva Mula si dhe emra të tjerë të njohur. Gjithashtu në këtë koncert do të marrë pjesë edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana, i cili do të recitoj poezinë e “Nënë Terezës”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts