Friday, April 19, 2024
HomeKronikaDigjen 3 ha pyje ne Mirdite

Digjen 3 ha pyje ne Mirdite

-

Zjarri i fuqishëm që përfshiu rreth 3 hektarë pyje në lagjen Kullagji të Repsit në Mirditë, është riaktivizuar sërish gjatë orëve të mbremjes. Kompania e kontraktuar nga ministria e Brendshme pas një operacioni që zgjati disa orë deri në mbrëmje vonë të së dieles mundësoi lokalizimin e zjarrit, por në mëngjesin e së hënës 3 vatra të tjera zjarri u riaktivizuan. Helikopterët qëndruan në gadishmëri në Reps të Mirditës dhe menjëherë pas riaktivizimit të flakëve nën komandën e Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile Shqiptare filluan operacionin për shuarjen e tyre. Ne zone per të parë nga afër situatën mbërriti edhe Prefekti i Lezhes Eduart Ndreca dhe sekretari i pergjithshem i prefektures Altin Jaku te cilet po kordinojne veprimet per te minimizuar rrezikun. Në zonë janë dislokuar edhe disa forca ushtrie ndersa te tjera po u shkojne ne ndihme. Përhapja e flakëve është favorizuar nga era duke vene ne rrezik banesat ne lagjen Letaj dhe Sukagji. Ushtria dhe pushteti lokal po mbajnë kontakte të vazhdueshme me emergjencat civile për koordinimin dhe menaxhimin sa më mirë të situatës. Qendra Operacionale e Menaxhimit të Emergjencave Civile njoftoi Viva Helicopter për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që shfaqen gjatë muajve të verës si pasojë e temperuturave të larta apo edhe pakujdesisë së banorëve. Me kalimin e situatës së emergjencës do të nisin hetimet për shkaqet e këtij zjarri ku dy janë pistat, zjarrvënia e qëllimshme, ose temperaturat e larta që këtë periudhë kanë mbërthyer vendin tonë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts