Saturday, April 20, 2024
HomeSportHumbje e thelle per Vllaznine

Humbje e thelle per Vllaznine

-

Vllaznia ne futboll per femra e ka nisur me nje humbje te thelle aventuren ne kualifikueset e Uefa Champions Lige. Skuadra kampione e Shqiperise, pësoi një disfatë të rëndë me shifrat 6-1 nga vendaset e Pomurjes. 45 minutat e para ishin te mira per shkodranet te cilat gjeten golin 1 minute nga fundi duke shkuar ne dhomat e zhveshjes me fitore. Ishte mesfushorja Jashari e cila realizoi golin e parë për skuadrën shqiptare. Por vetëm kaq për Vllazninë në këtë takim sepse në fraksionin e dytë sfida u dominua nga skuadra e Pomurjes që realizoi plot 6 herë. Vetem 7 minuta nga nisja e pjese se dyte, vendaset barazojne permes Kolbl ndersa 10 minuta me vone slloveneet humbasin nje penallti. Ne te 65-ten nis edhe festivali I golave, ku per 11 minuta Vllaznia peson 3 gola rradhazi duke e cuar rezultatin ne 4-1. Kuqeblute shthuren komplet ne vazhdim dhe skuadra duket e percare perballe furise se kampioneve te sllovenise. Ne sekondat e fundit te lojes ka akoma vend per gola teksa ne minuten e 89 Rogan shenon golin e 5-te ndersa 1 minut me vone Rozmanic vulos rezultatin ne 6-1. Gjithcka perfundon me humbjen e thelle te Vllaznise e cila prêt perballjen me kampionen e Zvicres, Zyrihun. Nderkohe ekipi I Hajvalise se Kosoves ne debutimin e pare ne kupat e europes ka arritur nje barazim 1-1 ndaj ekipit grek te Paokut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts