Friday, March 29, 2024
HomeKulturë“Muzeu Dioqezan” ne fokus te turisteve

“Muzeu Dioqezan” ne fokus te turisteve

-

Prej inagurimit të tij, muzeu dioqezan i ngritur në mjediset e katedrales së “Shën Shtjefnit” në Shkoder është kthyer në një pikë referimi për turistët e huaj por edhe ato vendas. Historia e katoliçzmit në Shqipëri e dokumentuar në këtë muze, nxit interes jo vetëm për ta parë, por edhe studiuar, pasi brenda tij ndodhen dokumenta, relike dhe dëshmi të hershme të ruajtura me mjaft fanatizëm. Trendi mesatar i vizitave në ditë shkon në 50, por ky numër në ditë të caktuara tejkalohet thotë përgjegjësia Leticia Leka.

Turistët vijnë nga vende të ndryshme të Europës dhe periudha që nxit më shumë kureshtje, e pasqyruar me kujdes edhe në muze, është ajo e komunizmit.

Që nga përhapja e krishtërimit në Shqipëri e deri tek kisha katolike në ditët tona, vijnë në dy katet e këtij muzeu të ekspozuara me finesë, ku nuk mungojnë edhe elementët e veçantë të traditës shqiptare, siç është harmonia fetare. Shumë shpejt muzeut do t’i shtohet edhe portreti origjinal i “Zojës së Shkodres” pajtores së Shqipërisë që do të vijë si dhuratë nga ministria e kulturës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts