Monday, June 5, 2023
HomeKulturëMeshe kushtuar “Nene Terezes”

Meshe kushtuar “Nene Terezes”

-

Kremtimi i meshëve të kësaj të diele ka shënuar zyrtarisht nisjen e ceremonive festive në pritje të një prej ngjarjeve më të shënuara për kombin shqiptar, siç është shenjtërimi i Nënë Terezës. Nga katedralja e “Shën Shtjefnit”, famullitari i Shkodres dom Artur Jaku tha përpara besimtarëve se me thjeshtësinë dhe modestinë e saj, Nënë Tereza ishte një shembull për botën, që duhet të na udhëheq edhe sot në jetën tonë. I veçantë për besimtarët e pranishëm në meshën e shenjtë, ishte edhe rrëfimi i një prej misionareve të Nënë Terezës në Shkoder. Shërbesa ndaj të varfërve, të sëmurëve e braktisurve është shërbesë ndaj Jezusit, ky është mësimi që ne kemi parim të jetës tonë tha motër Tereza. Me 4 shtator Nënë Tereza do të shpallet shenjt nga Papa Françesku në një ceremoni të veçantë në kryeqendrën botërore të katoliçizmit, ku përveç personaliteteve nga e gjithë bota, nuk do të mungojnë edhe shumë shqiptarë. Misionaria me trup të vogël por zemër të madhe do të ngjiten në altarin qiellor, duke bërë që bota të flasë shqip.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,801FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts