Saturday, November 23, 2024
HomeKronika“SHISH” ve ne levizje krimet e renda

“SHISH” ve ne levizje krimet e renda

-

“Droga” e cila ka lulëzuar kudo në Shqipëri nga veriu në jug, ka vënë në lëvizje prokurorinë e krimeve të renda, ku pas një raporti të shërbimit informativ shtetëror të hartuar nga agjentë të fshehtë, ka nisur puna në terren. SHISH ka dorëzuar jo vetëm zonat ku kultivohet lënda narkotike por edhe emrta e personave që dyshohen si pronar të tyre. Në këtë raport mësohet se janë ngritur dyshime edhe për drejtues policie, shefa komisariatesh, e inspektor zonash, të cilët bashkëpunojnë me kultivuesit e hashashit për mos asgjesimin e tyre. Në zona të caktuara parcelat ruhen me njerëz të armatosur të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me role të specifikuar për secilin, dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të “grupit të strukturuar kriminal” në kultivimin e lëndës narkotike. Për këtë vepër, mësohet se është regjistruar edhe procedimi penale nga ana e prokurorisë për krime të rënda. Nga ana tjetër, burimet thonë se pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministri te Brendshme, grupi hetimor ka kërkuar evidentimin e disa personazhëve me uniform policie, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me kultivuesit e hashashit. Të dhënat e sherbimit sekret janë dërguar në organin e akuzës pas një patrullimi edhe me helikopter, në të cilin ka qenë i pranishëm vete kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika. Prej ditësh në media nga drejtues të lartë të politikes kanë dalë emra drejtuesish policie si të implikuar në kultivimin dhe ruajtjen e kanabisit, madje edhe në zonën e Shkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts