Friday, April 19, 2024
HomeKulturë“Je prej Shkodret ne kjofte se”

“Je prej Shkodret ne kjofte se”

-

“Je prej shkodret ne kjofte se” do të jetë premiera më e re që do të ngjitet së shpejti në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodres. Një variete ku nuk do të mungojë kënga dhe humori i brilantëve të skenës, mjeshtres së madhe Zyliha Miloti, Besnik Çinarit, Drane Xhaj, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Agron Dizdari etj. Gjithçka do të vijë nën kujdesin e regjisorit Zehrudin Dokle, i cili rikthehet pas shumë vitesh në Shkoder, aty ku shënoi edhe një prej sukseseve të mëdha asokohe me estradën profesioniste. Puna ka nisur në tavolinë dhe brenda pak javësh magjishëm do të vijnë në skenë emrat e medhenj të estradës profesioniste, për t’i rikthyer buzeqeshjen e munguar spektatorit.

Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka synon që me këtë shfaqje të bëjë edhe kthesen e shumë pritur për aktorët, sa i përket menaxhimit të të ardhurave nga biletat.
Regjisori Dokle që prej vitesh jeton në Bullgari, në këtë pikë dha një shembull konkret se çfarë ndodh në atë shtet për të tilla raste.

Suksesi është i garantuar për këtë shfaqje me emrat e medhenj të skenes që ndër vite i kanë dhënë shumë Shkodres, e që fatkeqësisht përveç duatrokitjes së spektatorit, asnjëherë pushteti vendor nuk mori mundimin t’i trajtojë këto kolosë siç e meritojnë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts