‘Nje zjarr i fuqishem shpertheu gjate oreve te para te dites se sotme ne malin e shengjinit ne lezhe. Flaket u riaktivizuan nga nje zjarr qe kishte rene ne zone prej gati dy ditesh dhge qe ende nuk ishte shuar plotesisht. Situata u perkeqsua ndjeshem si pasoje e eres se forte, duke bere qe flaket tu afrohen edhe banesave. Prane banesave u vendosen zjarrfikes te shumte te ardhur edhe nga shkodra e laci. Ne shengjin ishin edhe kreu i bashkise lezhe fran frrokaj, prefekti Eduart ndreca si dhe perfaqsues te tjere vendore. Ata kane qendruar ne zonen e rrezikuar nga zjarri deri ne mengjes ndersa vijonte aksioni per te mbajtur larg qendrave te banuara flaket. Shefi i zjarrfikesve agustin pepkolaj thote se zjarri eshte riaktivizuar disa here i ndihmuar edhe nga era dhe se po veprohet per te siguruar jeten dhe pronen e banoreve.
Banoret jane te revoltuar me nderhyrjen e paket qe eshte bere ndersa kane ndjere dhe frike ndersa kane pare floaket qe u afrohej banesave te tyre.
Bashkia e lezhes ka kerkuar zjarrfikese te perforcuara si dhe nderhyrjen e ushtrise dhe mjeteve nga ajri per te mbajtur nen kontroll flaket. paraditen e sotme ka patur shtim te forcave ndersa raportohet per nje permirsim te situates.’