Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetInagurimi i stadiumit te ri te Shkodres

Inagurimi i stadiumit te ri te Shkodres

-

Ardhjen në Shkoder për inagurimin e stadiumit “Loro Boriçi”, Edi Rama e nisi me një ndalesë në Grand Hotel Europa. Pas qëndrimit për disa minuta në shoqërinë e deputetit Agron Çela, ai ju drejtua impjantit të ri që kishte vendosur të mos e inaguronte përmes ceremonive me prerje shiriti, por thjesht duke parë nga afër punimet e realizuara.

Por në kontrast me pamjen e stadiumit, për Edi Ramën janë mjediset përreth, prandaj gjatë të gjithë vizitës në ambjentet e brendshme, replikat me kryebashkiaken Voltana Ademi, ja zhvendosen tërësisht vemendjen “madheshtisë” së këtij investimi.

Jo vetëm me zë, por edhe përmes gjesteve gjatë të gjithë kësaj vizite mendjen ja tërhiqnin ndërtimet në pamjen ballore të hyrjes së stadiumit. Kërkon që të prishen pa marrë parasysh asgjë. Më pas ju drejtua fushës së blertë, aty ku zgjodhi të flasë për mediat duke dhënë përshtypjet e tij për investimin 12 milion eurosh.

Keni dëgjuar mjaftueshëm në bisedat informale, nuk kam çfarë t’ju shtoj tha Rama kur u pyet për ndërtimet.

“Loro Boriçi” nis kështu rrugëtimin për të pritur ndeshjet e kombëtares Shqiptare, përfaqësueses se Kosovës dhe Vllazninë. Pjesë e ceremonisë inaguruese ishin ministra, deputet, zyrtare te FSHF-së etj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts