Saturday, November 23, 2024
HomeSportReagojne banoret perreth stadiumit “L. Boriçi”

Reagojne banoret perreth stadiumit “L. Boriçi”

-

Pakënaqësitë nuk hezitoi t’i shfaqë haptazi, jo vetem me gjeste por edhe replika. Kryeministri Rama që në shtërngimin e parë të duarve me kryebashkiaken e Shkodres Voltana Ademi, ju drejtua me fjalët “edhe një punë që të lamë prej 1 viti nuk e ke bërë akoma”. Gjithçka lidhej me ndërtimet në pjesën hyrëse të stadiumit, të cilat kryeministri kërkoi që të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të parkingut. Por kjo deklaratë e bërë pasdreken e së premtes, një ditë më pas ka rikthyer ankthin dhe shqetësimet tek pronarët e tyre. Tv1 channel bisedoi me pronarët e një prej bizneseve që Rama kërkoi të rrafshohej, bashkë me disa banesa përreth.

Janë të vendosur ta mbrojnë pronën e tyre, e cila siç thonë ata po zhvlerësohet nga qeveria edhe me tarifat e vendosura për kompensim.

Tv1 channel ka siguruar edhe dy hartat e planimetrisë që prej nisjes së investimit, ku tregohet qartë se projekti ka ndryshuar në të dytën, duke zgjeruar hartën e veprimit, pasi në të numri i ndërtimeve që duhet të prishen është më i madh. Prej nisjes së investimit, ndërtimet përreth stadiumit “Loro Boriçi” kanë qënë objekt debati mes bashkisë dhe qeverisë, që janë shoqëruar edhe nga protesta të banorëve. Ankthi është kthyer dhe tashmë të gjithë presin se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre, që janë mundi i një jete.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts