Stadiumi “Loro Borici” eshte inaguruar nga nje barazim pa gola mes kombetares se Shqiperise dhe asaj te Marokut. Perballe rreth 8 mije tifozeve te pranishem, djemte e De Biazit zhvilluan nje ndeshje te mire ku u treguan mjaft te kujdesshem ndersa mungoi finalizimi ne repartin e sulmit. Ne ndeshjen e pare ne Shkoder, tekniku Italian i dha mundesine qe nga minuta e pare Gjimshitit, Hykes, Cikalleshit dhe Gashit ndersa pjesa tjeter e formacionit ishte ajo e europianit te Frances. Vetëm 3 minuta iu deshen Hykes ne rikthimin e tij ne kombetare për dhene paralajmerimin e pare per Marokun. Në Shkodër tifozët nuk kanë harruar trajtimin e vecantë për djemtë e shtëpisë me Salihin që është figurativisht aty në banderolat e tifozëve, ashtu si dhe Elsid Hysaj. Perpara tifozeve te tij, mbrojtesi shkodran jep një krosim perfekt në qendër të zonës por goditja e Cikalleshit me kokë është jashtë. Mbyllet pa gola një pjesë e parë e mirë për Shqipërinë dhe e dyta fillon sërish me inisiativën në krahun e kuqezinjve, në të 49 Sokol Cikalleshi që futet në zonë për të lëshuar një silurë drejt portës por bën mrekullinë portieri i Marokut El Kajoui. De Biasi pas një ore lojë ndërron gjysmën e skuadrës duke nxjerrë nga fusha Lenjanin, Abrashin , Hykën, Gashin dhe Xhakën për t’i bërë vend Veselit, Kukelit, Memushajt, Sadikut dhe Agollit. Cikalleshi luan ne pozicionin e tij te preferuar dhe gjen hapesirat e duhura duke kercenuar disa here porten por nuk ka fat. në të 89 Mavraj mund të kishte përfituar më tepër nga nje dalje e pasigurte e portierit maroken por gjithcka përfundon me rrjeta të paprekura 0me 0.