Urdhri i Ministrit te Bujqësisë, Edmond Panariti, për sistemimin e tregjeve te gjësë se gjalle dhe kontrollin nga shërbimi veterinar, ka gjetur zbatim ne tregun e Shelqetit.
Infrastruktura e këtij tregu dhe gjithe elementet e tjere duke filluar me dezinfektimin, jane kompletuar sipas kërkesave te Ministrise se Bujqesise. Ky mjedis eshte i destinuar kryesisht për shitblerjen e derrit, i pari treg i këtij lloji ne vendin tone, ndersa për kafshet e tjera do te sistemohet nje vend tjeter. Veterineri Preçi thote se vaksinimi i gjedhit vazhdon ne gjithe ketë zone, dhe fatmirësisht prekje nga dermatoza.
Ne te gjitha fshatrat e Bashkise Vau Dejes eshte punuar edhe për matrikullimin kafsheve, nje proçes qe evidenton mbikëqyrjen e tyre nga shërbimi veterinar dhe garantimin e qytetareve për produktet blegtorale qe konsumojne. Sipas te dheneva te shërbimit veterinar, matrikullimi i bagëtive ne ketë zone deri tani eshte kryer ne masen 80 perqind .