Nuk është fjala për filmin “Rrugicat qe kërkojnë diell”, por për një realitet te perditeshem ne rruget e disa lagjeve te qytetit te Shkodrës, te cilat ne stinën e dimrit behen te pakalueshme nga pellgjet me ujë dhe balte. Ka rreth 30 vite qe këto kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë, siç është rrugica “Bajram Curri” ne lagjen “Ahmet Haxhia”.
Po ne ketë lagje dhe ne ketë gjendje është edhe rrugica e Sheqve, e cila shërben për se paku mbi 100 familje ! Gropa, ujë dhe balte !