Një ditë pas përmbytjëve që përfshinë zonen e Kurbinit, situata është drejt përmirësimit.Uji është tërhequr nga të gjitha bizneset dhe banesat, ndërsa të gjitha famijet e evakuara janë rikthyer në shtëpitë e tyre.
Prej pasdites së djeshme punonjësit dhe mjetet e Bashkisë Kurbin kanë vijuar punen për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nga inertet e sjellë nga vërshimi i përrrenjëve malor.Në të njëjten kohë po punohet edhe për pastrimin e kanalëve të cilët janë mbushur me inerte nga prurjet e shumta nga malet.Drejtuesit e Bashkisë Kurbin kanë bërë të ditur se do të jenë në gatishmeri deri në stabilizimin e plotë të situates.
Në Kurbin problem mbetet dëmtimi i rrugëve në zonat malore të cilat nga vërshimi i ujërave janë bërë të pakalueshme. Nga të dhënat e fundit është bërë e ditur se nga përmbytjë janë dëmtuar më shumë se 60 banesa, ndërsa 500 hektarë tokë vijojnë të mbeten nën uje.