Tuesday, December 3, 2024
HomeKulturëProçesioni me figuren e Zojes

Proçesioni me figuren e Zojes

-

Lutje dhe këngë kushtuar pjatores së qytetit. Kështu i nisi festimet e Zojës së Shkodres, kisha katolike. Nga katedralja e Shën Shtjefnit në procesion me figurën e Zojës, besimtarë të shumtë kanë përshkuar rrugët kryesore të qytetit, si Gjuhadol, Dugajt e reja, Kisha e Shen Kollit, shkolla Pyjore dhe për tu rikthyer sërish në vendin e nisjes.

Gjatë kësaj ecjeje përshpirtërore, besimtarët, meshtarët dhe rregulltarët i kanë drejtuar lutjet e tyres Zojës së Shkodrës. Çdo vit në kryeqëndrën e veriut kisha katolike organizon festime kushtuar Zojës së Shkodrës ku përfshihet i gjithë komuniteti. Më pas ata morën pjesë në meshën e shenjtë të kremtuar nga arqipeshkëvi imzot Angelo Massafra, i cili dha porositë e tij për besimtarët në pritje të kësaj feste të shënuar për ta.

Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme dhe nis që me 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin Fëmijë braktisi kishën rrëzë kalasë Rozafa që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenacan të Italisë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts