Qendrimet e Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, ne Samitin e Beogradit, janë ndjekur me interesim edhe nga Shqiptaret ne Malin e Zi. Kryetari i Lidhjes Demokratike, Mehmet Bardhi, njeri nder politikanet shqiptare me karrieren me ta pasur politike ne Malin e Zi, thote Rama ka bere mire qe problemet qe ekzistojne ne raportet Serbi – Kosove, i ka shtruar hapur ne debatin me Kryeministrin Serb, Aleksander Vuçiç:
Bardhi shprehe se përkrahja e Tiranes zyrtare e ben me plot zemren dhe shpirtin e shqiptareve qe jetojne jashte kufirit te shtetit ame,dhe ketë nuk duhet ta harroje asnjë qeveri:
Samiti i Beogradit ka pasur si objekt marrdheniet ne rajonin e Ballkanit dhe kontributin qe duhet te japin vendet e këtij rajoni për forcimin e paqes dhe te sigurise. Gjithashtu u fokusua edhe ne marrdheniet ekonomike Shqiperi – Serbi, kur për ketë u ngrit edhe forumi i perbashket ekonomik.